Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, momenti kur RENEA arreston nipin e Astrit Avdylajt!

I shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, momenti kur RENEA

Ky është momenti kur RENA mësyn në apartamentin ku ishte fshehur nipi i Astrit Avdylajt, Aldo Avdylaj. Siç shihet edhe në këto pamje, ai dallohet i shtrirë në tokë dhe me pranga në duar. Gjatë kontrolleve në apartamentin në Kopshtin Zologjik ku fshihej Aldo Avdylaj, u gjet edhe një armë poshtë jastëkut.

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Arma e gjetur në shtratin e Avdylajt është sekuestruar bashkë me municion luftarak. Avdulaj akuzohet si pjesë e grupit që morën pjesën në ekzekutimin e Edmir Bregut në Durrës.

"Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në pranga 37-vjeçari nga Shijaku, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal për krime kundër personit. Gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, strukturat operacionale të Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ghosts”.

Në kuadër të operacionit, Forcat Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me DFPO dhe Forcat Speciale “RENEA”, në afërsi të Liqenit të Thatë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. A. alias A. A., 37 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale "Vrasja me paramendim", kryer për hakmarrje, "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njoftoi Policia.