Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ilir Beqja: Akuza e re nga SPAK nuk më është komunikuar asnjëherë!

Ilir Beqja: Akuza e re nga SPAK nuk më është komunikuar

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj Ilir Beqajt, ish-ministrit të Shëndetësisë.

Gjatë seancës së sotme për çështjen e Sterilizimit, Beqaj u shpreh se akuza e re që u rikualifikua nga gjykata, nuk i është komunikuar asnjëherë. Ish-ministri pretendoi se i është komunikuar vetëm akuza e “shpërdorimit të detyrës”.

Beqaj refuzoi gjykimin e shkurtuar, duke pretenduar pafajësi dhe kundërshtuar aktet e dosjes së SPAK. Kurse 8 të pandehurit e tjerë që e pranuan akuzën, po procesohen me gjykim të shkurtuar, mes tyre edhe ish-zv/ministri Klodian Rrjepaj.

Kjo do të thotë se Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Naile Ajazi do të përfitojnë nga ulja e 1/3 së dënimit nëse shpallen fajtorë, në bazë të procedurës së përshpejtuar.

Ndërkohë, Ilir Beqaj do të gjykohet në procedurë të zakonshme, ndërsa ai ka vijuar të kundërshtojë akuzat ndaj tij, duke kërkuar qartësi në formulimin e tyre./dritare.net