
Inteligjenca Artificiale në Shqipëria 2030!
Dritare.net
1. Integrimi Europian
• Përdorim i AI për harmonizimin e ligjeve me acquis të BE-së, duke ulur kohën e transpozimit nga 7 vite në vetëm 2 vite.
2. Administrata Publike
• Prokurime publike tërësisht të automatizuara me AI, që komunikojnë edhe me sistemet e BE-së → eliminim i korrupsionit dhe abuzimeve.
• Platforma e Bashkëqeverisjes kthehet në sistem inteligjent, ku AI analizon automatikisht ankesat dhe sugjeron reforma.
3. Shërbimet Publike
• e-Albania 2.0 – kalim nga aplikime tek shërbime proaktive (“life events”), ku shteti shkon vetë tek qytetari.
• Asistentja “Diella” kthehet në “asistent personal” të çdo qytetari, që udhëzon hap pas hapi në çdo aplikim.
4. Shëndetësia
• Dosja shëndetësore elektronike për çdo qytetar sipas standardeve të BE-së.
• AI në radiologji: analiza e imazheve për të diagnostikuar kancere dhe sëmundje në fazë të hershme.
5. Tatimet & Doganat
• AI për identifikim anomalish në kohë reale, ulje të evazionit fiskal, transparencë më e madhe.
6. Emergjencat Civile
• AI për parashikim dhe menaxhim të rreziqeve (zjarre, tërmete, trafik ajror e tokësor) në kohë reale.
7. Bujqësia
• AI mbi të dhënat bujqësore, meteorologjike dhe satelitore për parashikim prodhimi, ulje të riskut nga përmbytjet e thatësirat, dhe siguri ushqimore afatgjatë.
8. Drejtësia
• Zbatim i European Case Law Identifier (ECLI) në Shqipëri → çdo vendim gjyqësor merr identifikues unik, i krahasueshëm me jurisprudencën europiane.
9. Konsullatat & Diaspora
• Shërbime konsullore me apostilim elektronik të dokumenteve në gjithë hapësirën europiane, sipas parimit “Once Only”.
10. Ekosistemi Kombëtar i AI
• Krijimi i AI Factory si motor kombëtar për zgjidhje inovative në administratë, ekonomi e shoqëri.
• Government AI Campus: trajnim i nëpunësve civilë në përdorimin etik dhe efektiv të AI.
• Qendra Kombëtare e Përpunimit të Lartë (HPC) për analizë të avancuar të të dhënave dhe trajnime të modeleve të AI në dispozicion të qeverisë, akademisë dhe biznesit.
Ky është programi më ambicioz që Shqipëria ka prezantuar ndonjëherë për AI. Premtimet janë të shumëfishta dhe përfshijnë pothuaj çdo sektor – nga drejtësia, shëndetësia, bujqësia, deri tek prokurimet publike dhe emergjencat.
• Pika e fortë: futja e AI në integrim europian (përkthimi dhe harmonizimi i ligjeve) është novacion i madh dhe unik në rajon.
• Rreziku: shumë premtime janë teknologjikisht të avancuara dhe kërkojnë investime e ekspertizë që nuk dime nese Shqiperia i ka në shkallë të gjerë.
Realizueshmëria: Disa pika janë më të prekshme afatshkurtër (dosja shëndetësore, e-Albania 2.0), ndërsa të tjera duken më shumë vizionare (AI për menaxhimin e emergjencave apo HPC kombëtare).
Nëse realizohet edhe pjesërisht, ky program do të vendosë Shqipërinë si një shembull rajonal për përdorimin e AI në shtet./dritare.net

















