Ilir Meta lë burgun, niset drejt Skraparit për varrimin e të atit!
E Martë 2 Qershor 2026, 07:07
Dritare.net

Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë qelinë e burgut “313” dhe është nisur drejt Çepanit në Skrapar për varrimin e të atit, i cili do të mbahet në orën 12:00.
Kryetari i Partisë së Lirisë po shoqërohet nga Policia e Burgjeve nën masa të posaçme sigurie. Një ditë më parë, kur u dha edhe lajmi i ndarjes nga jeta të Rexhep Metajt, SPAK i dha leje për të marrë pjesë në varrim.
Në një shkrim në rrjetet sociale, Meta bëri me dije se ishte amaneti i të atit që të varrosej në vendlindje