Inxhinieri nga Kanadaja: Ruani arsimit. Falë shkollave në Shqipëri, po shkëlqejmë në botë!
Dritare.net
Dhimitri Gusho është inxhinier në Kanada. Një karrierë e gjatë e suksesshme për të cilën zoti Gusho thotë se është vetëm falë arsimit në Shqipëri. Ndaj ai ka këtë këshillë për studentë e arsimtarë, të ruajmë arsimin.
View this post on Instagram
"Duhet të bëhet mësim universitet, të bindesh studentin që duhet të vish në shkollë, edhe pedagogu të të mësojë.
Unë vij çdo vit atje dhe për qejf jap leksion atje në universitet. Këtë vit, një koleg më tha, shiko Miti tha në katin e dytë më tregoi orarin. Çdo klasë duhet të kishte mësim.
Ecëm dhe asnjë klasë nuk kishte mësim. Ishin në një klasë tre goca.
I thashë, po ju nuk keni mësim? O, nuk vjen asnjëherë ai pedagogu. Domethënë, kjo gjë nuk e di, duhet të kontrollohet. Pedagogët marrin dhe rrogën, merren dhe me biznesin e tyre. Domethënë, mos shkatërrojmë atë që e krijuam, arsimin. Që ne nuk e dinim që kishim atë ato begraud.
E shoh dhe këtu kam dhe këtu studentë shqiptarë që janë të mirë, që më nderojnë, që kanë ardhur nga Shqipëria. Është ai begraund që jep shkolla atje shkolla atje, edhe që e shfrytëzojnë këtu”, u shpreh zoti Gusho./L.F-dritare.net