Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

KAS i heq mandatin kushërirës së Adriatik Lapajt. Ja kush e merr!

KAS i heq mandatin kushërirës së Adriatik Lapajt. Ja kush e merr!

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me mandatin e një deputeti të koalicionit “Shqipëria Bëhet” në qarkun Tiranë. Pas shqyrtimit të ankimimit të këtij subjekti ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), KAS vendosi të ndryshojë përfaqësuesin që do të marrë mandatin në Kuvend.

Fillimisht, KQZ i kishte dhënë mandatin Kleana Xhuvelit, e cila ishte renditur e katërta në listën e mbyllur dhe e kishte revokuar dorëheqjen pas zgjedhjeve. Kleana Xhuveli është vajza e tezes së Adriatik Lapajt, përfaqësuesit më të njohur të koalicionit “Shqipëria Bëhet”.

Por KAS pranoi pjesërisht ankimimin e koalicionit dhe vendosi që mandatin ta marrë Ana Dajko, kushërirë e Lapajt dhe nëna e Vasil Dajkos, anëtar i kryesisë së koalicionit. Ajo është e vetëpunësuar dhe me arsim të mesëm.
Me këtë vendim, KAS vendos t’i japë mandatin Ana Dajkos, duke përmbysur vendimin e mëparshëm të KQZ dhe duke i hequr të drejtën përfaqësuese Kleana Xhuvelit./K.C/dritare.net