Kërkoi të dëshmonte për 21 Janarin, SPAK merr sot në pyetje Ilir Metën!
Dritare.net

Ish-presidenti Ilir Meta do të merret sot në pyetje nga SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit. Kreu i Partisë së Lirisë do të lerë për pak orë qelinë dhe do të shoqërohet nga forcat e Policisë për në ambientet e SPAK, ku do të pyetet në orën 10:00 si person që ka dijeni për çështjen.
Ka qenë vetë Ilir Meta që i kishte kërkuar SPAK të pyetej mbi hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit, dosje që po hetohet prokurori Alfred Shehu.
Protesta e 21 Janarit, ku 4 protestues u vranë me plumbat e shtetit gjatë qeverisjes Berisha.
Hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit nisën nga SPAK korrikun e vitit të kaluar, pas regjistrimit për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë.
Ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha, e më pas ish Kryeministri Sali Berisha janë dy figurat kryesore, edhe në atë ngjarje, që janë thirrur deri më tani për t’u marrë në pyetje. Pak ditë më parë, SPAK mori në pyetje edhe ish-presidentin Bamir Topi./E.P-dritare.net