VanHorn takon Kumbaron: Ekspertiza amerikane për kurrikula të reja në sigurinë kibernetike dhe kriminologji
Dritare.net

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, ku u diskutua për bashkëpunimin në fushën e kurrikulave të reja, përfshirë sigurinë kibernetike dhe kriminologjinë. Ambasada amerikane thekson se këto iniciativa synojnë të forcojnë më tej partneritetin mes SHBA-së dhe Shqipërisë.
Postimi i Ambasadës Amerikane:
"Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn diskutoi me Ministren e Arsimit Mirela Kumbaro mbi mënyrat e shumta se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara mund të ndajë ekselencën dhe ekspertizën amerikane me Shqipërinë. Nga partneritetet afatgjata me Korpusin e Paqes dhe Akademinë e Sigurisë, te kurrikulat e reja në fushën e sigurisë kibernetike dhe kriminologjisë, programet tona po zhvillohen vazhdimisht për të forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi qëllimet e përbashkëta.", thuhet në postim./K.C/dritare.net