Kodi i ri Penal, Lamallari: Është bërë një punë shumë e mirë!
Dritare.net

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thotë se është bërë një punë e mirë lidhur me kodin e ri penal, teksa është ndryshuar gjysma e draftit e paraqitur për konsultim publik në korrik.
Lamallari shtoi se do të ketë një konsultim të dytë publik, e pasi të përfundojë drafti, do t'i dërgohet Komisionit Europian.
“Lidhur me Kodin Penal, është bërë një punë shumë e mirë nga grupi i punës. Ka ndryshuar gjysma e draftit të paraqitur në korrik për konsultim publik. Puna do të vijojë intensivisht. Ne kemi bashkëpunuar dhe kemi marrë mendime dhe analiza konkrete nga Këshilli i Europës, edhe për kodin e procedurës penale. Kur flasim për paraburgimin, nuk preket vetëm njëri kod, por edhe kodi penal. Në kuptimin e afateve, kjo do të varet edhe nga përfundimi i shpejtë i reflektimit të mendimeve të ardhura nga institucione të ndryshme. Është e rëndësishme që të kemi raund të dytë takimesh, secili prej institucioneve që ka dhënë kontribut, të ballafaqohet nga grupi i punës. Në përfundim të fazës së dytë, do të kemi dërgimin e draftit final në Komisionin Europian. Është një çështje kolosale. Është e rëndësishme që në vend që të kemi një draft që jo vetëm të marrë dritë jeshile nga Komisioni Europian, por të jetë i mirëkonsultuar.", deklaroi ministri.