Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Kush e fiton Big Brother Vip 5 sipas Keijsit!

Kush e fiton Big Brother Vip 5 sipas Keijsit!

“Është shumë herët për të thënë se kush e fiton Big Brother”. Kështu u përgjigj Keijsi pyetjes se kush e fiton këtë edicion të pestë të reality show-t, teksa ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”.

Në vend të kësaj, ish-banori tha emrat e atyre që ai i mendon më të forte deri në këtë pike të lojës. Sipas tij janë, Selin, Miri dhe Kristi. Ai u shpreh se edhe Mateo është mirë¸por nuk e mendon në finale.

Pjesë nga intervista:


Kush e fiton?

Është shumë herët për ta thënë diçka të tillë.

Duket aty, kur je aty brenda e dallon më kollaj.

Nuk e dallon se ndërrojnë nga Prime në Prime, nga karakteri në karakter, edhe nuk besoj se ka dikë konkret akoma.

Po një na thuaj

Emrat e fortë, në syrin tim është Selin, Miri, që mbajnë presionin. Personazh mund të jetë edhe Kristi. Mateo ka arritur deri diku, por nuk besoj se do të shkojë deri në finale./dritare.net