Keijsi: Me Stelinën e kam mbyllur, me Inën do të vazhdoj
Dritare.net

Keisji u përjashtua nga ky edicion i BBV për shkak se theu rregullat, duke përdorur gjuhë denigruese të përsëritur ndaj Kristit. Ai foli për herë të parë pas daljes nga shtëpia. Sa i përket Stelinës, ai tha se e ka mbyllur përfundimisht, ndërsa për Inën deklaroi se do të vazhdojë njohjen jashtë.
“Pasi hyri Ina, me Stelinën patëm një krisje të madhe, për pritjen që unë i bëra. Puthja me Inën ndodhi vetëm një herë, në atë video që është transmetuar. Ina nuk dinte gjë për videon. Në aspektin moral, e goditën shumë. Sikur ajo është një njeri i pavlerë. Ina nuk ka hyrë mes meje dhe Stelinës. Me Stelinën jam shkëputur për arsye pasigurisë, siç ndodhi dhe aty. Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht. Stelina erdhi me tendencë, u nis nga dëshira dhe përfundoi me tendencë. Lidhjen me Inën do ta vazhdoj jashtë”, u shpreh ai./dritare. et