
Përmes një reagimi në facebook, Evi Kokalari ia atribuon humbjen e PD në këto zgjedhje Sali Berishës.
“Masakër elektorale! Sali Berisha nuk humbe se të vodhi vota Rama. Humbe se vodhe ti demokratët nga meritokracia dhe turp që re 13% nga zgjedhjet e 2021!!
Te thamë s’ka LaCivita që të shpëton, por vazhdo bjeri murit me kokë, se ke marrë nje popull në qafë. Gjithsesi, sa të vlen lëkura, e pamë me këtë humbje fatale të demokracisë shterpë që ofron. Prapë nuk e kupton, në 2021 nuk ishe ti shpresa. Isha unë”, shkruan Kokalari./L.F-dritare.net

















