Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Numërohen mbi 50% e votave, ja si ndahen mandatet!

Numërohen mbi 50% e votave, ja si ndahen mandatet!

Janë numëruar mbi 2400 kuti nga 5225 Qendra Votimi në të gjithë vendin. Partia Socialiste kryeson me 52.5% të votave. Socialistët kanë siguruar deri tani rreth 290 mijë vota.

Koalicioni PD-ASHM ka 34.4% ose rreth 190 mijë vota në të gjithë vendin.

Forcë e tretë politike renditet PSD me 4% të votave.

Socialdemokratët e Tom Doshit kanë marrë deri tani rreth 22 mijë vota në të gjithë vendin. Votat e tjera ndahen mes Nisma-Shqipëria Bëhet me 3.3%, Mundësia 2.7%, Koalicioni Euroatlantik 1.1% dhe Djathtas për Zhvillim 0.4%.

Sipas rezultatit paraprak, PS merr 83 deputetë, PD 51, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat./L.F-dritare.net