Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kreshnik Spahiu: E çmoj Albin Kurtin si opozitar të mirë, por si pushtetar të keq!

Kreshnik Spahiu: E çmoj Albin Kurtin si opozitar të mirë, por

Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTv ka bërë një analizë të mirëfilltë të situatës në Kosovë, që nga gjyqi i ish-komandantëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, deri te politika e Albin Kurtit dhe diskutimi për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Analiza e Kreshnik Spahiut për situatën politike në Kosovë!

“Mendoj që liderët politikë shqiptarë dhe krerët e UÇK-së janë në burg si pasojë e një skenari diplomatik ndërkombëtar. Për ata që nuk e dinë, Hashim Thaçi, i cili kishte 20 vjet në pushtet, u arrestua 20 minuta para se t’i hipte avionit për të shkuar në takim me Donald Trump-in, në një kohë që kishte dy projekte për marrëveshjen Kosovë-Serbi, një projekt evropian dhe një projekt të Trumpit. Gjykata e Hagës, e cila financohet nga Bashkimi Evropian është detyruar politikisht për asgjësimin e liderëve pro amerikanë, proTrump atë periudhë. Prokurori që përgatiti akuzat kundër Thaçit është po i njëjti që ka përgatitur akuzat kundër Trump-it për vjedhje të dokumenteve të paklasifikuar nga Shtëpia e Bardhë. I njëjti prokuror është marrë me Thaçin dhe me një nga dosjet e Trump. Në politikë dhe drejtësi nuk ka rastësi dhe ky është një skenar për të eliminuar të gjithë mbështetësit trampistë atë periudhë në Prishtinë.


Kjo nuk është Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, por Gjykata Speciale e Kosovës, por me zyra në Hagë. Nëse sot Albin Kurti do të ishte kundër kësaj gjykate, do të bashkonte votat dhe do ta shfuqizonte ligjin për Gjykatën Speciale. Por atij i intereson, sepse pasi ata u arrestuan dhe u hipën në avion. Albin Kurt u bë kryeministër me 55% të votave. Protestat ishin për qeverinë e Kosovës, për të cilën ka një lloj zhgënjimi. Dosja kundër Hashim Thaçit është një dosje e shqiptarëve kundër shqiptarëve. Ata akuzohen se kanë vrarë shqiptarë, të cilët kanë shërbyer si spiunë të serbëve, janë rreth 314 dëshmi ku 90% e tyre janë shqiptarë. Shumica e tyre ndodhen jashtë Kosovës, madje dhe procesi është shtyrë, pasi këta shqiptarë që kanë dëshmuar janë në proces për azil politik.

Pasi për të përfituar një azil politik tduhet të dëshmosh se drejtuesi i vendit është një kriminel dhe të dëshmosh për krimet e tij. Këtyre dëshmitarëve për një green- card që kanë dëshmuar se këta liderë janë kriminelë duhet të dëshmojnë se ata janë kriminelë. Por, 90% e këtyre dëshmive janë të paqena dhe ata do të shkojnë drejt pafajësisë. Problemi qëndron me pozitat e qeverisë së Kosovës. Kemi një qeveri që akuzonte Thaçin për dialog me Vuçiçin, për bashkëpunim me Serbinë. Por Asociacioni nuk është gjë tjetër veçse një prognozë e ndarjes së Kosovës, madje më keq se ndarja e Kosovës. Kjo nuk parasheh më bashkim me trevat shqiptare, por autonomi të 10 komunave serbe të ndara fizikisht. Albin Kurti premtoi vetëvendosjen e shqiptarëve, ndërsa pas 10 viteve vetëvendosjen serbe. Serbët do vetëvendosin vetë fatin e tyre në komunat e tyre. Kurti i vendosi emrin partisë së tij dhe në fakt firmosi vetëvendosjen serbe. Në këto momente e gjithë marrëveshja Kosovë-Serbi, Vuçiç-Kurti ishte një karamele për Serbinë, jo për Kosovën, sepse perëndimit i duhej të joshte Vuçiçin për ta shkëputur nga Rusia, duke i mbajtur në burg liderët për një gjykatë të njëanshme dhe duke favorizuar në marrëveshje Serbinë. Mosfirmosja e marrëveshjes është një lojë e dyfishtë e perëndimit me Vuçiçin, për ta mbajtur atë në pushtet, duke mos firmosur ai i thotë popullit të tij që nuk e firmosa marrëveshjen, ndërsa Amerikës i thotë që ne e kemi një marrëveshje. Kosova e sotme nuk është Kosova e para 25 viteve, Kosova sot është materialiste. Albin Kurti ka ndjekur modelin e Ali Ahmetit, sa më gjatë në pushtet më i fortë bëhesh pavarësisht marrëveshjeve. Nëse këtë marrëveshje do e kishte firmosur përpara 20 viteve do ishte rrëzuar nga pushteti. Albini i braktisi të gjitha, himnin, flamurin, ndryshimin e kushtetutës, target, Asociacionit, ka braktisur 100% të kauzave që mbronte Lëvizja Vetëvendosje, një lëvizje me thelb patriotic dhe nacional. Ai e kuptoi se nga këto kauza duhet të shkëputej, pasi u lodh edhe elektorati i tij me protesta dhe me burgje. Tani elektorati i tij është në pushtet dhe u kthye në një parti allashqiptarçe. Albini kandidoi edhe në Shqipëri për të rrëzuar Ramën. Po sikur Rama të krijonte Partinë Socialiste në Kosovë për të rrëzuar Albinin. Kurti doli kundër Ballkanit të Hapur. Pse kur të thërret Rama nuk ulesh me Vuçiçin, ndërsa kur të thërrasin të tjerët ti pranon marrëveshje pa kushte? Dhe pranon Asociacionin me Serbinë.

Albin Kurti është lideri që pëlqej më shumë politikisht, por nuk ka simpati të përhershme. Albini është shembull i mirë për një lider opozitar, por një shembull i keq si kryeministër që i braktis kauzat. Prandaj kemi dy Albina. Unë simpatizoj Albinin si lider opozite, pasi ai kishte një pakt me popullin. Shqiptarët duhet të heqin dorë nga një standard.”, u shpreh Spahiu në DritareTv./K.C/dritare.net