Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kurti: Terroristët u trajnuan në një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe!

Kurti: Terroristët u trajnuan në një nga bazat kryesore të


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të terroristëve duke u trajnuar katër ditë para se të kryenin sulmin mbi Policinë e Kosovës në veri. Kurti ka theksuar se stërvitjet e terroristëve janë bërë në një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe, çka nënkupton se sumet kishin mbështetjen e plotë të shtetit serb.

“Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe. 4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, ka deklaruar Kurti në rrjetin social X- ish-Twitter).
Pamjet u publikuan sot edhe në një konferencë në të cilën dhanë detaje rreth sulmit Drejtori i Policisë dhe ministri i MPB-së. Ai ka thënë të dielën se në shtatë ditët e fundit Kosova është përballur me dhunë, kërcënime dhe glorifikim të akteve të tilla, derisa ka shtuar se e vlerëson mbështetjen e aleatëve “në luftën kolektive për demokraci”./dritare.net