Kush e zëvendëson Ballukun në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës!
Dritare.net

Rama ka hequr Belinda Ballukun edhe nga posti i ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe ka emëruar Enea Karakaçin.
Enea Karakaçi është një ekspert i njohur në fushën e energjisë dhe infrastrukturës, me një karrierë të gjatë në sektorin energjetik dhe ligjor. Ai ka shërbyer si jurist dhe drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, si dhe si administrator i Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Karakaçi ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, dhe ka përfunduar një Master në Ligjin e Bashkimit Europian (LL.M.) në University of Amsterdam.
Gjatë karrierës së tij, Karakaçi ka qenë i angazhuar në zhvillimin e politikave energjetike, rregullimin e sektorit dhe strategjitë për përmirësimin e furnizimit me energji në vend./K.C/dritare.net


