Na ndiqni edhe në

Bota

Gates thyen heshtjen. Kërkon falje për takimet me Epstein

Gates thyen heshtjen. Kërkon falje për takimet me Epstein


Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, u ka kërkuar ndjesë punonjësve të Bill & Melinda Gates Foundation të martën për lidhjet e tij të mëparshme me financierin e dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein. Gates pranoi se kishte bërë gabime që, sipas tij, hodhën hije mbi punën e organizatës filantropike, por theksoi se nuk ka marrë pjesë në asnjë nga krimet e Epstein.

“Sqaroj qartë se unë kurrë nuk kam kaluar kohë me viktimat, me gratë rreth tij,” citohet të ketë thënë Gates, sipas një regjistrimi të shqyrtuar nga The Wall Street Journal.

Në një intervistë të gjerë të dhënë në janar 2025 për kryeredaktoren e gazetës, Emma Tucker, Gates foli hapur për marrëdhënien e tij me Epstein. Ai e cilësoi veten si “mjaft budalla” që kishte kaluar kohë me një person të dënuar për krime seksuale, duke pranuar se tashmë e kupton se ishte manipuluar prej tij.

Sipas Gates, takimet me Epstein kishin ndodhur disa herë dhe kishin si qëllim diskutime mbi filantropinë. Megjithatë, ai theksoi se sot e sheh situatën ndryshe dhe pranon se gjykimi i tij në atë kohë ishte i gabuar.

Deklarata dhe intervista vijnë mes interesimit të vazhdueshëm publik për lidhjet e figurave të njohura me Epstein, ndërsa Gates përpiqet të distancohet nga e kaluara dhe të mbrojë reputacionin e fondacionit të tij bamirës./K.C/dritare.net