Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë për Avokatin e Popullit, në fuqi zgjedhja e Endri Shabanit

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë për Avokatin e Popullit,

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi sot të mos e kalojë për shqyrtim në seancë plenare kërkesën për shpalljen antikushtetuese të procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Kërkesa ishte paraqitur nga Ardiana Kalaja, e cila kundërshtoi mënyrën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë më 11 dhjetor 2025, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë dhe shfuqizimin e procedurës si të papajtueshme me Kushtetutën.

Me vendimin për të mos e kaluar çështjen në seancë, Gjykata lë në fuqi zgjedhjen e Endri Shabani si Avokat i Popullit. Shabani u votua me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim, vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa deputetët e opozitës u larguan nga salla para nisjes së votimit./K.C/dritare.net