
Kush janë deputetët që kanë firmosur shkarkimin e Alibeajt!
Dritare.net
Ndërsa na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet lokale, Partia Demokratike është ende e përçarë. Përjashtimet e katër deputetëve nga grupi parlamentar i PD, kanë rikthyer përplasjet brenda deputetëve të opozitës. Tashmë deputetët po bëhen bashkë me nismën e Ervin Salianjit, për të mbledhur firmat për shkarkimin nga drejtimi i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajt.
Deputetët që kanë firmosur shkarkimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar Grupi!
Bujar Leskaj
Edi Paloka
Ina Zhupa
Isuf Çela
Luçiano Boçi
Greta Bardeli
Kastriot Pioli
Lindita Metaliaj
Sorina Koti
Tomor Alizoti
Xhelal Mziu
Zef Hila
Ervin Salianji
Ferdinand Xhaferri
Bledion Nallbati
Ndërkohë deputetja Flutura Açka mohoi të ketë firmosur shkarkimin e Alibeajt. Në një status në rrjetet sociale, Açka shkruan:
“Nuk mbahet shtëpia me miell hua…
Unë nuk kam firmosur. Mund ta kisha bërë, por nuk e kam bërë, për një arsye fare të thjeshtë: nuk flitet për bashkim, por arnim.
Kushdo që e ka bërë abuzimin dhe shpërdorimin publik me emrin tim, nuk më ka dëmtuar mua, por kauzat e Partisë Demokratike”, shkruan Açka.
Ndërkohë burime nga PD, bëjnë me dije se Bledion Nallbati nuk ka firmosur ndonëse emri i tij u publikua në listën e deputetëve që kërkojnë shkarkimin e Alibejat./L.F-dritare.net

















