Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Numërohen 88% e kutive. Mbyllet numërimi në 4 qarqe. Ja si ndahen votat

Numërohen 88% e kutive. Mbyllet numërimi në 4 qarqe. Ja si ndahen

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri është drejt përfundimit, Proces numërimi në një KZAZ
Numërohen 4596 kuti nga 5225 në total. PS rritje në të gjithë vendin dhe sipas rezultateve deri më tani merr fitoren me 82 mandate. PD me aleatët rënie drastike, nga 63 mandate zbresin në 52 mandate.

PS përmbys rezultatin në Dibër (3 mandate). Në Elbasan PS merr 2 mandate plus dhe shkon në 10. Në Fier, PS shkon nga 9 në 12.PS rritje edhe në Tiranë me 1 mandat, Berisha humb 3 mandate në kryeqytet. Me votën e Diasporës, PS synon mandatin e 7-të në Korçë, të 9-in në Vlorë e të 6-in në Berat. Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ka përfunduar në katër qarqe:

Kukës
Berat
Vlorë
Gjirokastër
Në këto qarqe, numërimi është përmbyllur plotësisht, duke përfshirë edhe votat e diasporës.

Në nivel qarku, PS ka fituar në shumicën e qarqeve, përfshirë Tiranën, Fierin, Elbasanin, Vlorën, Beratin, Gjirokastrën dhe Korçën. PD-ASHM ka arritur të fitojë në Kukës, Shkodër dhe Lezhë./K.C/dritare.net