
Le nam me këto syze kalamajsh! Rama kthen përgjigjen epike
E Diel 10 Gusht 2025, 14:02
Dritare.net
Gjatë komunikimit live me ndjekësit, kryeministri Edi Rama u përball me një koment që e ngacmoi për pamjen e tij. Një qytetar i tha: “Le nam me këto syze kalamajsh”.
Rama nuk ngurroi t'i përgjigjej me humor: “Po ça të bëjmë tani? Këto që na u gjendën, miku im, po të paktën janë kuq e zi. Shihe. Dhe mua kuq e zi më pëlqen shumë.”
Reagimi i kryeministrit, duke shfrytëzuar ngjyrat e flamurit shqiptar, solli të qeshura dhe krijoi një moment të lehtë në atmosferën e ditës./K.C/dritare.net

















