Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lidhjet me PD, Balluku i shkruan Berberit: Ta ndihmojmë deputetin Agalliu, do të të pyesë për dy toka në Vlorë!

Lidhjet me PD, Balluku i shkruan Berberit: Ta ndihmojmë deputetin Agalliu,

Komunikimet përmes mesazheve telefonike ndërmjet Evis Berberit dhe Belinda Balluku, kanë zbuluar lidhjet e zëvendëskryeministres, dhe me deputetë të Partisë Demokratike, të cilëve ajo mesa duket kërkon t’u mbyllë gojën duke u afruar favore. Në këtë rast bëhet fjalë për Arbi Agalliun, I cili në tetor të vitit 2021 kishte akuzuar në sallën e parlamentit zonjën Balluku për lidhje direkte me turqit që fituan tenderin e Tunelit.

“Shoh nëLinkedIn të CEO-s të kompanisë foto me kryeministrin dhe Ministren, 4 muaj përpara se të shpallet fituesi i tenderit. Besoj dhe shpresoj të jeni takuar për cështje pune në funksion të shqiptareve. Pyetja është a keni takuar ndonjë drejtues tjetër të kompanive që kanë aplikuar për tender dhe të keni bërë foto? Megjithëse në të drejtën e tij nuk duket etike që një sipërmarrës i suksesshëm të mbaj foto profili, LinkedIn për më tepër, presidentin e vendit të vet. A mos vallë është kjo kthim qoke, së bashku me dronat, për spitalin “dhuratë”?- pyeti deputeti i PD.

Baluku ka zgjedhur që të mos acarojë marrëdhëniet me deputetin e opozitës. Përkundrazi, 3 muaj më pas, ajo e konsideron “djalë qytetar” dhe i shkruan Berberit që ta takojë Agalliun për një problem që kishte me tokat në Vlorë, duke i kërkuar që në komunikimin me të, ai të jetë “shumë i dashur”.

“Në datën 27.01.2022, në orën 18:50, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Do të të marr për një takim Arbër Agalliu, dep i PD që ka nja dy pyetje për dy toka që ka në vlore, një tek bypass dhe një në hyrje të autostradës. Qëndrimi shumë i dashur, shumë i mirë se është djalë qytetar”. Në orën 18:51, Evis Berberi: “Patjeter E kemi patriot”. Në orën 18:52, Belinda Balluku: “Por ne nuk kemi ca i bëjmë, të marr lejen e ndërtimit nga bashkia, atëherë shprehemi”. Në orën 18:52, Evis Berberi: “Ok Ne japim mendim pasi ka marre leje”.

Agalliu, rezulton të ketë patur komunikim direkt me Ballukun, dhe pak ditë më pas i shkruan Berberit. Ky i fundit sipas porosisë së eprores tregohet menjëherë i gatshëm ta takojë, dhe në përfundim të bisedës, njofton Ballukun, se porosia ishte kryer.

“Në datën 31.01.2022, në orën 19:19, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Evis si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj te jesh mire. Belinda ma dha nr tend. Kur te kesh mundesi do doja të flisnim pak. Flm.”. Në orën 19:20, Evis Berberi: “Mirëmbrëma, nesër në mgjs”. Në orën 19:20, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Arbi Agalliu. Në datën 01.02.2022, në orën 08:35, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Miremengjes! Une per pak jam aty. Jam në trafik posht digës.”. Në orën 08:35, Evis Berberi: “Pa prob””, thuhet ndër të tjera në dosje./shqiptarja