Neda Balluku: Me Ogrenin, mbaroi qetësia. Ndaj zgjodhëm divorcin!
Dritare.net

Për herë të parë në Goca dhe Gra në Top Channel, Neda Balluku ka pranuar se është në proces ligjor divorci me Ogren Ballukun, pas rreth 10 vitesh martesë.
E pyetur nëse këtë vendim e ka marrë duke menduar për veten apo fëmijët, ajo u shpreh se një nënë nuk e vendos vetes e saj kurrë përpara fëmijëve.
“Mendoj se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në ambient të shëndetshëm, marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve dhe të jetë i qetë dhe i lumtur, para fëmijëve mendoj se asnjë nënë nuk e vë veten e vet. Duhen vite për të menduar dhe marrë këto vendime. Unë e mirëkuptoj edhe pozitën tuaj edhe këtë moment edhe kuriozitetin që mund të kenë njerëzit. Unë e di se si historia ime e dashurisë ka qenë përpara njerëzve për vite”, tha ajo.
Neda dhe Ogreni u njohën në Big Brother 4, lidhje që më pas u kurorëzua me martesë. Ata bashkë kanë 3 fëmijë.
Gjatë rrëfimit të saj këtë mbrëmje në Goca dhe Gra, ajo tha se prej vitesh raporti mes saj dhe bashkëshortit nuk ishte më i shëndetshëm./L.F-dritare.net