Mark Nika takohet me prokurorin e dosjes 21 janari: Ja çfarë më tha!
Dritare.net

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i cili u vra gjatë protestës së 21 janarit 2011, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është takuar me prokurorin e çështjes, Alfred Shehu.
Pas takimit, Mark Nika deklaroi se qëllimi i paraqitjes së tij ishte informimi mbi ecurinë e hetimeve, duke theksuar se familja është palë në procesin hetimor.
“Për të mësuar mbi ecurinë e hetimeve, sepse jemi palë në këtë çështje. Prokurori më shpjegoi se hetimet po ecin dhe kanë përparim. Se kur do të përfundojnë, kjo është çështje e tyre,” u shpreh ai.
Mark Nika theksoi se familja kërkon me këmbëngulje avancimin e hetimeve dhe vënien e drejtësisë në vend, duke shprehur besimin vetëm te SPAK.
“Ne kërkojmë me insistim që çështja të ecë përpara. Drejtësinë e kemi kërkuar dhe do ta kërkojmë vetëm nga SPAK,” deklaroi ai.
Vrasja e Aleks Nikës gjatë protestës së 21 janarit 2011 mbetet një nga ngjarjet më të rënda në historinë e protestave në Shqipëri, ndërsa familjarët vazhdojnë të kërkojnë zbardhjen e plotë të çështjes dhe ndëshkimin e përgjegjësve./L.F-dritare.net