
Mbyllet Etapa e Dytë e 'Giro d'Italia' në Tiranë, fituesi Joshua Tarling futet në histori
E Shtunë 10 Maj 2025, 18:06
Dritare.net
Giro d'Italia' ka zhvilluar sot (10 maj) Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të këtij eventi.
Fituesi i etapës së dytë me kohën më të mirë është Joshua Tarling.
Joshua Tarling (21 vjeç) bëhet fituesi më i ri në moshë i garës me kohëmatës në historinë e Giro-s.
Megjithëse i dyti në garën me kronometër, Roglic ka mundur t'i "rrëmbejë" fanellën rozë Mads Pedersen, fituesit të Etapës së Parë. /L.F-dritare.net

















