Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mjeku ngre alarmin: Me qindra të vdekur në vit nga droga në Shqipëri!

Mjeku ngre alarmin: Me qindra të vdekur në vit nga droga në

Ish-ndihmësmjeku psikiatër Gjin Lleshi i ftuar në DritareTv me Rudina Xhungën ka folur rreth personave të cilët konsumojnë lëndët narkotike dhe sa i rëndësishëm është takimi me mjekun psikiatër. Teksa thotë që heronjtë e luftës kundra drogës janë vetë konsumatorët që heqin dorë, mjeku shprehet se në vendin tonë ka me qindra të vdekur në vit nga droga. Lleshi thekson se këto shifra nuk bëhen publike pasi familjarët e përdorueseve të drogës ndihen të turpëruar.

Më tej ish-ndihmësmjeku psikiatër ka folur edhe për rëndësinë e shëndetit mendor ku shprehet se në Shqipëri mjeku psikiatër njihet si mjeku i budallenjve.

“Kush janë heronjtë e luftës kundra drogës? Janë vetë këta të të sëmurë ata që e lënë drogën ata janë talent. Unë them me keq ardhje se këtu gjendja mund të shkojë me qindra të vdekur në vit. Por nuk tregohen, nuk tregohen sepse familjarët kanë turp. Jam i bindur që të gjithë ne kemi shkuar tek mjeku, kirurg, ortoped ama nuk keni kërkuar kurrë një takim me një mjek psikiatër. Të bësh një test ti tregosh problemet me gjumin. Në perëndim do të ishte kënaqësi që të kishe një mik psikiatër. Në vendin tonë mjeku psikiatër njihet si mjeku i budallenjve. Në momentin kur ke probleme të tilla mjeku psikiatër është shpëtimtari yt”- shprehet zoti Lleshi./dritare.net