Moda në përurimin e Biden/ Ngjyra vjollcë dhe perla!
Dritare.net
Perla, ngjyra vjollcë dhe dorashka të ngrohta , këto ishin kryefjalët e modës në në përurimin e Biden. Ndonjëherë ato që udhëheqësit veshin mund të thonë më shumë sesa fjalimet e tyre.
Konsulentja e modës Lauren Rothman thotë se amerikanët gjithmonë kanë pasur interes për atë që liderët politikë bëjnë në festën e inaugurimeve. "Në 2021-shin, me një krizë të vazhdueshme pandemike dhe ekonomike njerëzit ndjehen edhe më të ngarkuar." Zonja Rothman ndihmon politikanët të vishen sa më stil për ngjarjet e rëndësishme politike.
"Simbolikisht, është një ngjyrë dypartiake sepse është bashkimi i të kuqes (republikane) dhe blu (demokratike)", thotë zonja Rothman, duke vënë re se një numër i madh zyrtarësh dhe bashkëshortet e tyre kishin zgjedhur të visheshin me vjollcë për festën e Inaugurimit. Por kjo nuk është e vetmja arsye që vjollca ka një vend të veçantë në zemrat e grave amerikane në politikë. Ngjyra vjollcë është përdorur shpesh herë në vitet 1900 kur gratë luftonin për të drejtën për të votuar.
Profesoresha Elka Stevens, koordinatore e programit të modës në Universitetin Howard, thotë se gjerdani i perlave i zonjës Harris i referohej një tradite të vjetër në Alpha Kappa Alpha Sorority ku ajo ka bërë pjesë në kohën e universitetit.
"E veshur dhe me pallto të purpurt, Znj. Harris ngjante tamam si një grua me pushtet që është", thotë zonja Rothman.
Veshja e zonjës Harris, nga koka tek këmbët, ishte bërë nga dizenjuesit afro-amerikanë. Dhe nuk mund të harrojmë as Doug Emhoff, të parin Zotëri të Dytë të Amerikës. Ai u vesh shumë thjesht për të mos hequr vëmendjen nga bashkëshortja e tij.
Michelle Obama
Michelle Obama nuk i zhgënjeu adhuruesit e ish-zonjës së parë. Flokët kaçurrela, palltoja dhe trikoja e purpurt bashkë më pantallonat i jepnin një pamje të mahnitshme.
Zonja Obama ka qenë një frymëmarrje e re në stilin e Shtëpisë se Bardhë. Ajo ka bërë një revolucion në fushën e modës dhe ka ndihmuar mjaft dizenjues të pavarur të bëhen të suksesshëm.
Melania Trump
Ish Zonja e Parë Melania Trump, gjithashtu, kishte një stil të qartë, shpesh të dalluar për pamje të hijshme dhe e veshur me marka të njohura (Chanel, Hermès).
Melania ndërroi kostumin krejtësisht të zi me të cilin la Shtëpinë e Bardhë për një fustan Gucci me dizenjo të guximshme portokalli.
Çifti Biden
Dhe të fundit, por jo më pak të rëndësishëm, Presidenti i ri dhe Zonja e Parë.
Prof. Stevens thotë se veshja e tyre pasqyroi një dëshirë për të projektuar qetësi dhe për t'i vërtetuar kombit se demokracia amerikane është në duar të sigurta.
Ngjyra blu mbizotëronte në veshjet e çiftit Biden dhe përveçse është dhe ngjyra përfaqësuese e partisë së Biden, kjo ngjyrë ka dhe shumë kuptime të tjera. Prof Stevens thotë se bluja njihet si ngjyra e stabilitetit, e besimit./S.F-dritare.net