Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Mesazhi i fshehur në veshjen e Melania Trump, ditën e fundit si Zonja e Parë!

Foto/ Mesazhi i fshehur në veshjen e Melania Trump, ditën e fundit si

Sot, Joe Biden do të përurohet si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Përurimi do të zhvillohet pas disa orësh, por nuk do të ndiqet nga presidenti aktual, Donald Trump dhe Melania. Çifti u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe tani do të jetojnë në një shtëpi në Florida. Pas Trump, edhe Melania mbajti një fjalim të shkurtër para amerikanëve, për herë të fundit si Zonja e Parë e SHBA-ve.

Foto/ Mesazhi i fshehur në veshjen e Melania Trump, ditën e fundit si

“Të qenit Zonja juaj e Parë ishte nderi im më i madh. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Ju do të jeni në mendimet dhe lutjet e mia.", tha Melania.

Foto/ Mesazhi i fshehur në veshjen e Melania Trump, ditën e fundit si

Ish-modelja sllovene njihet për stilin e saj, edhe sot u shfaq e kuruar deri në detaj. Melania ishte veshur e gjitha me të zeza, veshje që thoshte më shumë fjalë sesa tha vetë Melania. Duke para nga veshja, Melania ose u mërzit që u largua nga Shtëpia e Bardhë, ose zgjodhi ngjyrën e zezë, për t’i thënë lamtumirë ditëve si Zonja e Parë. Veshja e Melania-s nuk kaloi pa u vënë re as në mediat sociale. Shumë njerëz pretendojnë se vendimi i saj për të veshur të zeza mund të ishte një shenjë për të ardhmen e burrit të saj.

Foto/ Mesazhi i fshehur në veshjen e Melania Trump, ditën e fundit si

Ajo kishte veshur një fustan të zi dhe një xhaketë të zezë të shkurtër, e cila kishte përpara disa kopsa ari. Veshjen e kompletoi me një palë dorashka të gjata dhe një çantë në stilin krokodil. Çanta, që besohet se është nga Hermès Birkin, ka një çmim prej 50,000 paundësh dhe Melania e ka mbajtur edhe më parë. I gjithë look-u përfundon me një palë këpucë të zeza me teksturë krokodili nga Christian Louboutin, që kushtojn 500 paund. Ndërsa flokët preferoi t’i kapë. Melania diti si të tërheqë vëmendjen edhe sot. Pavarësisht të gjithave, kjo veshje e tregon të mrekullueshme./K.C/dritare.net