Moti i keq/ Ministri Vengu nga Gjirokastra: Rreziku ende s’ka kaluar!
Dritare.net

Rreziku nga reshjet e shumta të shiut dhe prurjet e lumenjve ende nuk ka kaluar. Kështu deklaroi nga Gjirokastra ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile në rang prefekture. Sipas tij në terren janë në gatishmëri dhe punojnë të gjitha forcat dhe strukturat e pushtetit vendor. Lidhur me rrezikun e urës së Glinës në Dropull Ministri Vengu tha se është mundësuar kalimi për banorët nëpërmjet një rrugë alternative dytësore.
Ministri tha se lajmi i mire është që nuk kemi humbje jete, ndërsa vijojnë kërkimet për 76-vjeçaren e zhdukur në Korçë. Vengu theksoi se janë marrë masat që në rastet e nevojshme të gjithë qytetarët të furnizohen me medikamente, ushqime por edhe ndihmë financiare nëse do të konstatohen dëme.
'Vijojnë kërkimet për 76-vjeçaren në Korçë, bëhet fjalë për një person në moshë me problematika të shëndetit mendor, nuk dihen arsyet e zhdukjes së saj. Gjirokastra, Delvina dhe Saranda ka njohur reshje masive, në 48 orët e fundit kanë pasur reshjet me intensive të këtyre ditëve në rang vendi.
Rrëshqitje dherash në rrugët dytësore dhe në fshatra, rrezikohet për rrëshqitje dhe në vijim. Reparti i Gërhotit po funksionon si bazë mbështetëse për Emergjencat Civile për bashkitë e qarkut Gjirokastër, Delvinës e Sarandës. Po bëhen rehabilitime në nivelin e Qukës në mënyrë që të kufizohen pasojat e përmbytjes masive të orëve të para të mëngjesit Po verifikojmë edhe njëherë elementet e urave.
Po mundohemi të gjejmë rrugë alternative deri sa të kemi rehabilitim të plotë të infrastrukturës. Kemi informuar popullin për motin e keq dhe identifikuam elementët e basenit të Vjosës për problematikat që ndodhën. Ura e Glinës dhe ura e Isues midis Libohovë dhe Dropullit janë dëmtuar. Për Glinën është gjetur aksesi alternativ nga mbrapa nga Nepravishta. Për pjesën e Isues duhet të bëjmë një investim rehabilitues është një dëmtim domethënës. Kemi marrë masat në komunitet për mbështetje ushqimore apo bazë materiale e financiare për banorët e zonës', tha Vengu./dritare.net