Ndahet nga jeta ish-zyrtari i LSI, Ilir Dashi!
Dritare.net
Ish-zyrtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Dashi është ndarë nga jeta. Prej më shumë se një viti ai jetonte me gruan në Afrikë, ndërsa ndarjen e parakohshme të tij nga jeta e kanë bërë të ditur ish-kolegët dhe miqtë të cilët kanë shprehur ngushëllimet. Ende nuk janë bërë të ditur shkaqet e ndarjes nga jeta të ish-zyrtarit të LSI-së.
Ilir Dashi e nisi karrierën në filma ndërsa ka luajtur në disa role të ndryshme. Kujtojmë rolin në filmin "Çeta e vogël". Më pas si biznesmes, teksa më vonë iu bashkua Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai si përfaqësues i kësaj force politike ka mbajtur diss poste drejtuese si drejtor në bashki, drejtor i QSUT-së, si dhe kryetar partie në Tiranë. Më vonë Dashi u shkëput nga jeta politike duke u larguar drejt Afrikës me bashkëshorten./M.M-dritare.net