Erion Braçe: Delegjitimimi i mazhorancës nga sheshi çon në kaos, jo në zgjidhje
Dritare.net

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas diskutimeve dhe komenteve të shumta pas protestave të fundit, duke theksuar qëndrimin e tij politik, por edhe nevojën për të adresuar problemet që lidhen me demokracinë, zgjedhjet dhe ligjshmërinë.
Braçe deklaroi se mbetet socialist, por kjo nuk do të thotë se do të mbështesë çdo vendim pa kritikë. Ai gjithashtu kritikoi atë që e cilësoi si “axhendë politike” në protesta, duke argumentuar se kërkesat për ndryshim qeverie jashtë proceseve zgjedhore janë të rrezikshme për stabilitetin e vendit.
PAS GJITHE MESAZHEVE DJE, KOMENTEVE, DY GJERA:
1. UNE KAM QENE SOCIALIST, JAM SOCIALIST, DO JEM SOCIALIST-KJO GJE NUK NDRYSHON, MOS INSISTONI KOT.
Ama kjo nuk do te thote qe une kam mbyllur apo do mbyll syte, veshet, gojen dhe kam ngritur doren e miratimit;
JO! As e kam bere, as e bej e as do ta bej vec per kete shkak, nuk ndodh!
2. PO, NE PROTESTE KA AXHENDA PRIMITIVE E TE RREZIKSHME-E PARA AXHENDA POLITIKE!
Jo vetem per shkak te prezences se qarte te drejtuesve e njerezve te partive politike, por mbi te gjitha per shkak te kerkesa te qarta politike-RREZIM TE QEVERISE, DELEGJITIMIM TE MAXHORANCES!
Delegjitimim pa vote, por ne tavoline, kerkese e sjellje prej nje jete e Sali Berishes kjo, e deshtuar afermendsh.
E rreshtuar keshtu-doreheqje e Qeverise, delegjitimim i Maxhorances me goje, nga sheshi, perzgjedhje nga sheshi te 101 perfaqesuesve te pavotuar kund ne procese te ligjshme zgjedhore, zgjedhja prej tyre e ministrave te nje Qeverie Teknike qe ne nje vit nuk duhet te bej gje, por te prese formimin apo forcimin e forcave politike dhe kete, duhet ta votoj une symbyllur, eshte jo vetem utopi qesharake, por populizem primitiv dhe i rrezikshem;
NUK PASON PAQENDRUESHMERIA, MUNGESA E QEVERISJES, POR KAOSI-E DUAN NJEREZIT KETE?!
Nderkohe, KY VEND, kete vit-viti i sehirit sipas sheshit, eshte ne procesin e mbylljes se kapitujve ne NEGOCIATAT E ANETARESIMIT ME BASHKIMIN EVROPIAN; nga 1912 nuk ka projekt politik me te madh e me jetik per Shqiperine se ky!
Thene kete, po NE KEMI PROBLEME ME DEMOKRACINE, ZGJEDHJET, LIGJIN E LIGJSHMERINE-na i kane vene ne dukje negociatat me BE, duhet ti adresojme sa me pare ne rruge legjitimi, kurre populiste, por KTHIMI NE EPOKEN E GURIT THJESHT SE NUK FITON DOT, NUK ESHTE ZGJIDHJE!”./L.F-dritare.net