Ndërron jetë shkrimtari i njohur Faslli Haliti
E Premte 16 Tetor 2020, 16:04
Dritare.net
Sot ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, shkrimtari Faslli Haliti, babai i piktorit të mirënjohur, Helidon Haliti.
Ai është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi. Haliti lindi në Lushnjë, më 5 dhjetor 1935 dhe ka mbaruar Liceun Artistik për pikturë. Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Haliti u shpall qytetar nderi në qytetin e Lushnjës. Në 2017-ën ka fituar çmimin e madh "Poeti më i mirë i vitit" , dhënë nga Fondacioni Kulturor "Harpa". Shkrimtari i njohur, ishte shtruar prej ditësh në spital për shkak se ishte prekur nga Covid-19. Pavarësisht kujdesit të mjekëve, ai nuk ia doli dhe ndërroi jetë sot. /L.F-dritare.net