Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndryshime të reja në qeveri

Ndryshime të reja në qeveri

Ndryshime të reja janë bërë në drejtimin e kabinetit të Kryeministrit, ku Vilma Guri është emëruar shefe e kabinetit, duke zëvendësuar Vali Bizhga. Emri i saj u prezantua gjatë takimit pesëorësh të kryeministrit Edi Rama me anëtarët e qeverisë.

Ndryshime të reja në qeveri
Vilma Guri

Guri ka mbi 20 vite eksperiencë në fushën e qeverisjes, sigurisë ndërkombëtare dhe ndërtimit të kapaciteteve institucionale, përmes angazhimeve në programe kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është instruktore e certifikuar nga Instituti i Shërbimit të Jashtëm pranë Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe ka zhvilluar trajnime për forcimin e kapaciteteve drejtuese dhe menaxheriale për zyrtarë diplomatikë dhe institucionalë.

Ndërkohë, një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me largimin e Engjëll Agaçit nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshilli i Ministrave. Vendimi u bë i ditur në mbledhjen e sotme të ministrave.

Në vendin e tij u emërua zëvendësja Elsonida Rama./K.C/dritare.net

Ndryshime të reja në qeveri
Elsonida Rama