Liga e Kombeve/ Kuqezinjtë mësojnë kundërshtarët, në lojë play off-i i Evropianit
Dritare.net

Sot në orën 18:00 nis edicioni i pestë i Nations League, turneu i UEFA-s që u krijua për të zëvendësuar miqësoret ndërkombëtare. Deri më tani, turneu është fituar dy herë nga Portugalia dhe nga një herë nga Franca dhe Spanja.
Kombëtarja shqiptare, e udhëhequr nga trajneri Sylvinho, do të nisë këtë aventurë të re nga Vazo 1 e Grupit C. Renditja e skuadrave në vazot e shortit bazohet në performancat e tyre në edicionin paraardhës. Në këtë vazo, Shqipëria do të garojë me kombëtaret e Islandës, Malit të Zi dhe Kazakistanit.
Për sezonin 2026/27, 54 shoqatat pjesëmarrëse janë të ndara në katër liga: A, B, C dhe D. Shorti i Ligave A, B dhe C do të formojë katër grupe me nga katër skuadra secila, ku çdo ekip luan gjashtë ndeshje, tre në shtëpi dhe tre jashtë. Ndërkohë, Liga D do të ketë dy grupe me nga tre skuadra, me nga katër ndeshje për secilën kombëtare, dy në shtëpi dhe dy jashtë.
Ky edicion premton sfida të forta dhe rivalitete të reja për kombëtaret evropiane, duke i dhënë një rëndësi më të madhe konkurrencës ndërkombëtare./K.C/dritare.net