
Në shënjestër të Laert Haxhisë për t’u eliminuar, merret në mbrojtje ish-prokurorja e Lushnjes!
E Hënë 2 Tetor 2023, 10:10
Dritare.net

Ish-prokurorja e Lushnjes, Merita Selimi është marrë në mbrojtje pasi u zbulua se ishte në shënjestër të Laert Haxhisë për t’u eliminuar.
Së bashku me ish-prokuroren e Lushnjes në shënjestër të Haxhisë ishte edhe prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu avokati Adriatik Doga të cilët po ashtu janë marrë në mbrojtje.
Bëhet me dije se Selimi do të shoqërohet kudo të jetë në lëvizje, pasi u mor në mbrojtje nga policia e Lushnjes.
Merita Selimi ka hetuar dosjen e Laert Haxhisë, Orgest Bilbilit dhe Anterio Kaloshit për masakrën e vitit 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu./M.K-dritare.net

















