Nesër protestë/ Berisha mesazh të rinjve: Të ngrihemi si në Beograd dhe Bangladesh!
Dritare.net

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të rinjve që të ngrihen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre, një ditë përpara protestës kombëtare që pritet të mbahet para Kryeministrisë. Në një mesazh drejtuar posaçërisht gjeneratës së re, Berisha theksoi rolin vendimtar të të rinjve në ndryshimet shoqërore dhe politike, duke i ftuar ata të angazhohen për të ardhmen e tyre dhe të vendit.
“Është gjenerata Z që e përmbysën regjimin në Bangladesh, që përmbysi regjimin në Nepal, Sri Lanka, që po i dridh themelet Beogradit. Aty ra një çati në stacionin e trenit të Novi Sad-it, që humbën jetë njerëzish, 13 qytetarë, por studentët e Beogradit nuk i ndahen dhe do fitojnë. Lufta kundër diktaturave nuk është një ndeshje futbolli. Ju bëj thirrje ju të ngriheni në lartësinë e këtij misioni. Sot keni shansin e madh të riktheni edhe një herë shpresën, besimin, lirinë, të drejtat, të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve”, u shpreh Berisha./K.C/dritare.net