
Dashi– Fundjavë e gjallë me miq dhe aventura të papritura. Nga e hëna, dashuria bëhet paksa kapriçoze: më mirë mos i detyroni gjërat të ndodhin.
Demi – Më pak kokëfortësi dhe më shumë ëmbëlsi: shprehuni menjëherë nëse keni dikë në zemër. Nga e marta, puna do t’ju japë kënaqësi dhe shpërblime.
Binjakët – Venusi hyn në shenjën tuaj dhe ndriçon dashurinë: takime me fat dhe gjeste romantike. Disa shqetësime të vogla ekonomike duhen parë me më shumë qetësi.
Gaforrja – Hëna dhe Venusi ndezin pasionin dhe hijeshinë tuaj: çiftet do jenë të zjarrta, ndërsa beqarët të parezistueshëm.
Luani– Fundjavë e gëzuar dhe premtuese; Venusi, mik i juaj, ju rikthen besimin dhe ngrohtësinë në zemër. Kujdes me atë që firmosni në marrëveshje apo biznese.
Virgjëresha – Fundjavë për relaks, por nga e hëna miqësitë dhe takimet bëhen më të forta. Venusi dhe Marsi ju bëjnë tërheqës dhe fitimtarë.
Peshorja – Hëna e lirë dhe Venusi në shenjën tuaj sjellin dashuri, bukuri dhe lehtësi. Takime të rëndësishme dhe momente të thella lidhjeje shpirtërore.
Akrepi – Pak më introspektivë, por gati për ndryshime. Energjia e Marsit dhe Mërkurit ju shtyn të veproni.
Shigjetari – Disa tensione familjare, por Venusi sjell miqësi të reja dhe flirtime. Kujdes me energjinë: Marsi nuk ju furnizon sa duhet.
Bricjapi – Jeni më shoqërorë dhe kureshtarë se zakonisht. Të hënën keni vendime për të marrë, por dashuria mbetet e fortë dhe pasionante./dritare.net
Ujori – Hëna sjell romantizëm dhe pasion gjatë fundjavës. Moment i mirë për sfida profesionale dhe udhëtime: Venusi po ju shpërblen.
Peshqit – Pasi kaloni disa tensione shtëpiake, do gjeni qetësi dhe dashuri të sinqertë. Periudhë shumë e mirë për projekte dhe mundësi të reja.

















