E mërzitur nga marrëdhënia e tij me Selin? Ja çfarë thotë gruaja e Mirit!
Dritare.net

Gruaja e Mirit, një prej finalistëve të edicionit të Big Brother VIP Albania 5, ka ndarë emocionet e saj në një intervistë për Top Channel në prag të natës finale, duke folur hapur për përjetimet gjatë gjithë rrugëtimit të bashkëshortit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo tregoi se kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë për të, jo për atë që ka ndodhur brenda lojës, por për reagimet dhe komentet që kanë ardhur nga publiku jashtë saj. Sipas saj, përballja me opinionin publik ka qenë pjesa më e vështirë e gjithë eksperiencës.
“Vështirësia më e madhe kanë qenë komentet edhe urrejtja jashtë Big-ut, me Selin dhe Mirin nuk jam mërzitur. Do kisha gënjyer nëse do të thoja që nuk jam prekur nga komentet. Unë kam pasur absolutisht besim te Miri”, u shpreh gruaja e Mirit./K.C/dritare.net