Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Selin flet për herë të parë pas fitores së Big Brother VIP 5

Selin flet për herë të parë pas fitores së Big Brother

Fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka ndarë emocionet e para menjëherë pas shpalljes së fitores, duke përshkruar një moment të mbushur me ndjesi të forta, surpriza dhe reflektim pas një rruge 120-ditore brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo ka treguar se përjetimi i fitores erdhi si një përzierje emocionesh mes gëzimit, shokut dhe mallëngjimit, teksa u përball me familjarët dhe njerëzit që e kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të saj. Selin e përshkroi eksperiencën si transformuese, duke theksuar se izolimi i gjatë u kthye në një sfidë të papritur, por edhe në një periudhë ku ajo fitoi veten dhe dashurinë e publikut, të cilën e konsideron si vlerën më të madhe të këtij rrugëtimi.

“Faleminderit shumë për këtë intervistë, nuk di të them, kam qenë në një miks emocionesh, jam duke parë familjarët e mi, po mundohem të dalloj çdo fytyrë të njohur që ka ardhur këtu sot për mua, jam edhe në një shok emocional dhe njëkohësisht jam shumë e lumtur që rrugëtimi im po kurorëzohet me fitore. Ironike është që në 120 ditë, unë mendoja se në izolim do jetoja vetëm 20 ditë, por rezultoi se jetova 120 ditë, tani kam frikë të dal jashtë se u mësova me ato kushte. Unë kam fituar zemrat e publikut, kjo është forta që na ka bërë afër me shumë njerëz që e gjejnë veten te ne, na mbështesin dhe na duan, është absolutisht fitorja më e madhe edhe nëse s’do ishte fitorja ime 100 mijë euro, patjetër që Big Brother në një mënyrë të jep fitime nga më të ndryshme, kam fituar veten dhe dashurinë. Me Gimbion na pret një ardhme shumë e mirë, do kemi mundësinë të zhvillojmë marrëdhënien tonë jashtë kamerave. Surpriza ishte emocionuese, se koreografia ishte konceptuar që unë të isha vetëm, por kur pashë që ishte edhe ajo vajza e vogël, pastaj mesazhi i tim ati ishte mesazhi që më preku në zemër dhe do mbetet surpriza më e bukur e këtij Big Brother”, tha Selin./K.C/dritare.net