
Një lajm i bukur nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”: 10 mami shtatzënë njëkohësisht!
Dritare.net
Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, 10 mami po përjetojnë njëkohësisht mrekullinë e shtatëzanisë. Të gjitha ato që çdo ditë kujdesen për jetën e të tjerëve, tani mbajnë vetë jetën brenda tyre, një dhuratë e rrallë që ka emocionuar të gjithë stafin.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga vetë materniteti, ku kjo periudhë e veçantë për stafin është përshkruar si një dhuratë e rrallë që ngroh zemrat e të gjithëve.
“Nga duart që kujdesen për jetën, tek zemrat që mbajnë jetë brenda tyre. Në SUOGJ ‘Mbretëresha Geraldinë’, 10 mami po përjetojnë së bashku mrekullinë e shtatëzanisë.
Ato që çdo ditë kujdesen me përkushtim maksimal për gruan, nënën dhe foshnjen, sot mbajnë edhe vetë bekimin më të madh – Jetën brenda tyre. Një dhuratë e rrallë që na emocionon të gjithëve!”, thuhet në njoftim./K.C/dritare.net

















