Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Goditja e firmave piramidale online Xuex, Braçe: Janë mbi 400 agjentë terreni në grup

Goditja e firmave piramidale online Xuex, Braçe: Janë mbi 400

Pas operacionit të Policisë dhe Prokurorisë së Fierit, që çoi në arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve për skemat piramidale online, ka ardhur edhe reagimi i deputetit të PS, Erion Braçe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe deklaron se këto skema kishin mbi 400 agjentë terreni dhe i bën thirrje qytetarëve të Fierit, Divjakës dhe Lushnjës, si dhe kujtdo që ka humbur para, të drejtohen te Policia dhe Prokuroria e Fierit për të bashkëpunuar në hetime.

Ai shkruan:

“I mbani mend piramidat online që shpërthyen në korrik e gusht Txex, Xuex, Grokr etj?! Ja ku i keni! Dëgjova pafund kur fola nga ata të nivelit të lartë… Unë kam zgjedhur të them të vërtetën, pa menduar hiç kujt i pëlqen e kujt jo; Fola sepse rreshti i piramidës u bë shumë i gjatë dhe përpiu edhe emigrantë brenda. Dua t’i falenderoj strukturat e Policisë së Fierit, Prokurorinë e Fierit dhe Drejtorinë e Krimit Kibernetik. Hetimi dhe goditja nuk mbyllet këtu; ka mbi 400 agjentë terreni në atë grup!

Kam një thirrje për të gjithë ata që kanë paratë brenda në piramidë: Drejtojuni policisë në Fier dhe bashkëpunoni në hetimin e kujtdo që i dha jetë kësaj histerie.”
Braçe rikujton gjithashtu qytetarët për rreziqet e firmave piramidale online dhe nxit bashkëpunimin me autoritetet për të rikuperuar sa më shumë fonde të humbura./K.C/dritare.net