Berisha para Kryeministrisë: Pse po protestojmë sot!
Dritare.net

Partia Demokratike po mban një protestë para Kryeministrisë, ndryshe nga ato që ka zhvilluar deri më tani. Një foltore e vendosur para godinës së Kryeministrisë shërbeu si platformë për të nisur fjalimet, ku i pari që mori fjalën ishte Sali Berisha. Kreu i PD përsëriti edhe njëherë akuzat ndaj Partisë Socialiste, duke thënë se nuk lejon opozitën të debatojë në Kuvend.
“Liria është si një lumë, i cili nuk mund të ndalet, nuk mund të përtash. Po guxove ta bllokosh, ajo do të çajë një kanal. Kjo është platforma parlamentaro-qytetare që inaugurojmë sot. Para pallatit të krimit, para krimit historik ndaj shtetit shqiptar, zëvendësimit të tij me narkoshtetin. Para krimit ndaj shqiptarëve, të përjetësuar në vendimet e qeverisjes së tij, që më shumë se çdo pushtues tjetër i egër ka dëmtuar kombit. Para krimit monstruoz që i riktheu shqiptarët 10 vite pas”, deklaroi Berisha./K.C/dritare.net