Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Numërimi drejt fundit në Dibër/ PS mban diferencën me 10 mijë vota!

Numërimi drejt fundit në Dibër/ PS mban diferencën me 10

Në Dibër kanë mbetur dy kutitë e fundit. Sipas të dhënave aktuale, PS vazhdon epërsinë edhe në Dibër. Socialistët kanë përmbysur rezultatin e katër viteve më parë në këtë qark, ku deri më tani shifrat e siguruara përkthehen në 3 mandate, me mbi 10 mijë vota diferencë.

PS ka marrë 32703 vota, ose 56.3% të votave, e thënë ndryshe gati 10 690 vota para rivalëve.

Krahasuar me vitin 2021, PS ka shënuar një rritje të ndjeshme prej 11.6%, pasi në zgjedhjet e mëparshme kishte 44.7% të votave dhe 2 mandate.

Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 22013 vota ose 37.9% të totalit, duke siguruar 2 mandate. Krahasuar me rezultatin e vitit 2021, PD ka humbur terren me -14.4%, pasi atëherë kishte marrë 52.3% dhe 3 mandate.

Partitë e tjera nuk kanë arritur të sigurojnë mandate në këtë qark. Një rritje me shifrat e fundit ka pësuar PSD.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1.2%,

Partia Mundësia 0.6%

PSD 2.3%

Lëvizja Bashkë 0.4%

Partia Koalicioni Euroatlantik 1.1%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.1%

Levizja Atdheu 0.1%/E.P-dritare.net