
Operacioni SPAK-DIA: Cilat janë bizneset dhe televizioni i sekuestruar
Dritare.net
Në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Ura”, të zhvilluar në bashkëpunim mes SPAK dhe Antimafias italiane, janë sekuestruar disa biznese dhe pasuri të dyshuara për përfshirje në aktivitetin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Bizneset e sekuestruara përfshijnë:
Marquez, në pronësi të Ervin Zeqirit
Felix Vinum, e Adi Çobës
Majestic Konstruksion, e Juxhin Drazhit
Portslade, e Elvis Docit (i njohur si Visi i Pojës)
Dubai Inn, e Nexhmedin Danajt
Vlora Cable, gjithashtu në pronësi të Nexhmedin Danajt
Një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.
Operacioni “Ura” ka çuar në lëshimin e 52 urdhër-arresteve dhe sekuestrimin e pasurive me vlerë mbi 10 milionë euro, duke përfshirë prona të paluajtshme, automjete luksoze dhe shuma të mëdha parash./L.F-dritare.net

















