
OSBE-ODIHR raport paraprak: Dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe organizuar
Dritare.net
Vëzhguesit e OSBE-ODIHR dhanë një raport paraprak për ecurinë e zgjedhjeve parlamentare të organizuara një ditë më parë.
“Zgjedhjet parlamentare 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por ata ishin në një klimë të polarizuar.
Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës. Ka pasur raportime për presione ndaj zgjedhësve, sidomos në administratë. Dy partitë kryesore ishin ato që kishin mbulim më të madh mediatik. Procesi ishte i qetë në tërësi, por kishte disa incidente të izoluara. Kishte sulme mes liderëve të dy partive të mëdha.
Dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe organizuar mirë, pati mosrespektim të procedurave, u shënuan disa incidente intimidimi dhe ndikim tek zgjedhësit për probleme me procedurat dhe transparencën”, tha përfaqësuesja e delegacionit./L.F-dritare.net

















