Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pamje të rralla të ekspozitës së Edi Ramës në 1992!

Pamje të rralla të ekspozitës së Edi Ramës në

Në episodin e 12-të të ciklit “Kamera e Gjyshit”, në Dritare TV, mjeshtri i fotografisë Stefan Gajo sjell në ekran një copëz të rrallë historie, duke rikthyer në vëmendje një nga ekspozitat e hershme të Edi Ramës, të vitit 1992, shumë kohë përpara se të bëhej një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare.

Pamje të rralla të ekspozitës së Edi Ramës në

Pamjet arkivore zbulojnë një tjetër dimension të Ramës – atë të artistit, të përfshirë në kërkim, eksperiment dhe dialog me publikun.

Pamje të rralla të ekspozitës së Edi Ramës në

Në një kohë kur arti ishte një nga mënyrat më të drejtpërdrejta për të shprehur mendimin dhe ndjeshmërinë personale, Rama shfaqet si një krijues që nuk kërkon të imponojë, por të komunikojë.

Pamje të rralla të ekspozitës së Edi Ramës nëPamje të rralla të ekspozitës së Edi Ramës në

I pyetur për ekspozitën, ai shprehet:

Pamje të rralla të ekspozitës së Edi Ramës në

“Të flasësh për veten gjithmonë është shumë e vështirë, po unë pres me padurim mendimin e artdashësve, qofshin ata që e shohin me simpati, qofshin ata që e shohin me antipati këtë ekspozitë, pasi në të dyja rastet mendoj se ka për të mësuar dhe për të kuptuar.”

Pamje të rralla të ekspozitës së Edi Ramës në

Pamje të rralla të ekspozitës së Edi Ramës në

“Kamera e Gjyshit” vazhdon të sjellë në DritareTV momente që nuk janë thjesht kujtime, por dëshmi të një kohe dhe të njerëzve që e kanë formësuar atë. Episodi i 12-të është një rikthim te fillimet, aty ku arti flet më qartë se çdo rol tjetër./dritare.net