Na ndiqni edhe në

Showbiz

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari, prindër për herë të parë

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari, prindër për herë të parë

Lori Hoxha ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj personale. Sipas burimeve të sigurta për Revistën Anabel, Hoxha është bërë sot nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë. Së bashku me partnerin Vis Bajraktari çifti ka zgjedhur ta mbajnë këtë moment larg vëmendjes publike.

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari, prindër për herë të parë

Prej muajsh kishte pasur spekulime për një shtatzëni, sidomos pas një fotoje të publikuar në mars me motrën e saj, Sara Hoxha, ku ndjekësit vunë re detaje që ngritën dyshime. Këto aludime u forcuan më tej nga imazhe të tjera ku ndryshimet fizike dukeshin më të theksuara.

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari, prindër për herë të parë

Daljet publike të çiftit kanë qenë të rralla. Një nga momentet e fundit ishte në dhjetor 2025, kur u shfaqën së bashku në përvjetorin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, duke konfirmuar në mënyrë indirekte lidhjen e tyre pas lajmeve për martesën./L.F-dritare.net