Na ndiqni edhe në

Shëndet

Paralajmërojnë studiuesit: Cigaret elektronike mund të jenë kancerogjene!

Paralajmërojnë studiuesit: Cigaret elektronike mund të jenë

Burimi The Times

Shkencëtarët në Kolegjin Universitar të Londrës zbuluan se përdoruesit e cigareve elektronike dhe duhanpirësit pësuan ndryshime të ngjashme në ADN-në e tyre. Këto ndryshime janë të lidhura me zhvillimin e kancerit të mushkërive te duhanpirësit. Ky është studimi i parë, me një rëndësi të madhe që lidh cigaret elektronike me rrezikun e kancerit. Por shkencëtarët thanë se duhet të bëhen kërkime të mëtejshme.

Studimi, i publikuar në Cancer Research, studioi ADN-në nga më shumë se 3,500 njerëz.

Autorja kryesore Dr.Chiara Herzog tha: "Ndërsa konsensusi shkencor është se cigaret elektronike janë më të sigurta se pirja e duhanit, ne nuk mund të supozojmë se ato janë plotësisht të sigurta për t'u përdorur dhe është e rëndësishme të eksplorojmë rreziqet e tyre të mundshme afatgjata dhe lidhjet me kancerin."

NHS-ja britanike ka thënë se cigaret elektronike janë shumë më të sigurta se pirja e duhanit dhe duhanpirësve u rekomandohet t’i përdorin për të përmirësuar shëndetin e tyre. Por ndryshimet e ADN-së u vunë re edhe te përdoruesit e Vape që kishin pirë më pak se 100 cigare në jetën e tyre.

Paralajmërojnë studiuesit: Cigaret elektronike mund të jenë

Dr.Ian Walker, drejtor ekzekutiv i politikave në Cancer Research UK, tha: "Ky studim kontribuon në të kuptuarit të cigareve elektronike, por nuk tregon se cigaret elektronike shkaktojnë kancer.

"Dekada kërkimore kanë vërtetuar lidhjen midis pirjes së duhanit dhe kancerit, dhe studimet deri më tani kanë treguar se cigaret elektronike janë shumë më pak të dëmshme se duhani dhe mund t'i ndihmojnë njerëzit të lënë duhanin. Megjithatë, ky punim thekson se cigaret elektronike nuk janë pa rrezik dhe ne kemi nevojë për studime shtesë për të zbuluar ndikimet e tyre të mundshme afatgjata në shëndetin e njeriut.”, tha Dr.Walker./K.C/dritare.net