Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia barkas... Pamje nga aksioni në Gjirin e Lalëzit!

Policia barkas... Pamje nga aksioni në Gjirin e Lalëzit!

Ky është momenti ky policia mësyn në restorantin në Gjirin e Lalëzit, ku po drekonin shtatë personat që ranë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Enigma”.

Mes të arrestuarve është edhe Xhevdet Plaku, i njohur ndryshe edhe si Akili, me 25 identitete, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arrest nga autoritetet italiane pasi ishte arratisur nga burgu i Ankonës, ku po vuante dënimin për trafik lëndësh narkotike.

Të arrestuarit e tjerë janë Flobens Mecia alias Gega alias Drini, Voltan Xhani, Jugert Xhani, Oltion Hasani, Fatjon Qesja dhe Alfred Hasanaj. Disa prej tyre, në momentin e ndalimit, ishin edhe të armatosur. /L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)