
Presidenti i Austrisë vizitë zyrtare në Tiranë, pritet nga Presidenti Begaj!
E Hënë 27 Mars 2023, 11:11
Dritare.net
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka mbërritur në Tiranë për vizitë zyrtare. Ai u prit rreth orës 10:30 me ceremoni shtetërore nga presidenti Bajram Begaj. Rreth orës 11:45 pritet të kenë deklaratë për media. Me rastin e vizitës së presidentit austriak, në orën 13:00 do të mblidhet edhe Kuvendi për një seancë të posaçme, ku do të mbajë fjalën përshëndetëse./m.T/dritare.net

















